Sa kushton një chatbot për biznes?
Kostoja e një chatbot-i me AI nuk është një shifër e vetme. Më poshtë: çfarë e lëviz koston, tri rrugët, kostot pas ndërtimit, si t'i krahasosh ofertat dhe kur ia vlen.
Nga Adrian Fusha, Pluton Studio
Në këtë faqe
Nga varet kostoja e një chatbot-i?
Pesë gjëra e lëvizin koston më shumë se të tjerat:
- Kanalet: vetëm web chat, apo edhe Instagram, WhatsApp e Viber
- Integrimet: a lidhet me rezervimet, porositë, kalendarin apo dyqanin
- Gjuha: shqipja kërkon ndërtim dhe testim të veçantë
- Vëllimi: sa biseda pritet të mbajë në muaj
- Mirëmbajtja: kush i përditëson çmimet, menynë dhe ofertat
Tri rrugët dhe kostot e tyre
Tri rrugë, tri profile krejt të ndryshme kostoje. Chatbot-i që ndërtojmë ne është agjent AI për mesazhe: jep çmime nga katalogu yt, kontrollon stokun dhe merr porosi e rezervime.
| Rruga | Kosto tipike | Për kë ka kuptim |
|---|---|---|
| Platformë e gatshme ndërkombëtare | Sipas ofruesit | Teste të thjeshta në anglisht, pa integrime |
| Abonim i menaxhuar në tregun shqiptar | Sipas ofruesit | Bot me qira, i mbajtur nga të tjerët |
| Chatbot i ndërtuar për ty | Ndërtim një herë sipas ofertës, pastaj vetëm kostoja e AI-së dhe e kanaleve | Shqip i saktë, integrime dhe toni i biznesit tënd |
Kostot pas ndërtimit: kanalet dhe mirëmbajtja
Instagram dhe Facebook DM nuk kanë tarifë për mesazh, dhe web chat ka vetëm koston e AI-së, zakonisht disa centë për bisedë. Prandaj shumë biznese nisin prej tyre dhe shtojnë Viber e WhatsApp kur vëllimi e justifikon. Kushtet e tyre i merr drejtpërdrejt nga platforma; kanalet dhe vëllimin e pritshëm i përcaktojmë para integrimit.
Përcakto kush i përditëson përgjigjet kur ndryshojnë çmimet, ofertat ose shërbimet: mund t'i mbajmë ne ose ta trajnojmë ekipin tënd.
Kur ia vlen një chatbot dhe kur jo?
Ia vlen kur pyetjet përsëriten, kur humbin rezervime a porosi se s'përgjigjesh dot në kohë, ose kur klientët shkruajnë natën. Nuk ia vlen me pak mesazhe në ditë: aty mjafton një njeri me përgjigje të gatshme.
Nëse je në mes, nis me hapin më të lirë, një web chat të lidhur me të dhënat e tua, dhe zgjerohu kur ta tregojnë shifrat. Kur duhet të punojë edhe brenda sistemeve të tua, dallimin e ke te agjent AI apo chatbot.
Si e ndërtojmë ne një chatbot
Kur krahason oferta, pyet çfarë kanalesh dhe integrimesh përfshihen, kush e paguan modelin AI, kush i përditëson përgjigjet dhe çfarë ndodh kur boti nuk e di përgjigjen. Rezultatin e ndryshon sa mirë e njeh boti biznesin tënd. Shih chatbot për biznes për shërbimin, dhe automatizim procesesh nëse duhet të lidhet edhe me sistemet e brendshme.
- I ushqyer me përmbajtjen tënde: çmime, orare, shërbime, kushte.
- Shqip dhe anglisht, me tonin e biznesit tënd, në kanalet ku të shkruajnë klientët.
- Ti vendos cilët hapa i konfirmon vetë boti dhe cilët i miraton ti.
- Kalim te njeriu kur pyetja del jashtë asaj që di.
- I matur: sheh çfarë pyesin klientët dhe ku ngec boti.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton një chatbot i thjeshtë për një biznes të vogël?
Një chatbot i thjeshtë, vetëm në webfaqe dhe i lidhur me të dhënat e biznesit tënd, është rruga më e lirë dhe del në punë për 1 deri në 2 javë. Çdo kanal, integrim ose gjuhë shtesë e rrit koston dhe shkruhet veç në ofertë, që te Pluton Studio vjen falas brenda dy ditësh.
A ka chatbot falas?
Po, por me limite të forta: pak biseda në muaj, shqip i dobët, logoja e tyre dhe pa integrime. Mjaftojnë për një test personal, jo për një biznes që punon.
Sa kushton një bot në WhatsApp apo Viber?
Ndërtimi llogaritet si për çdo agjent për mesazhe, dhe çdo kanal shtesë e rrit koston. Mbi të vijnë tarifat e platformës, që i merr drejtpërdrejt nga Meta ose Rakuten Viber; krahasimin e ke te WhatsApp apo Viber për biznes.
Pse shqipja kushton më shumë se anglishtja?
Sepse kërkon ndërtim dhe testim me mesazhe reale. Modelet janë trajnuar shumë më pak me shqip, dhe platformat e gatshme këtë punë nuk e bëjnë.
Sa zgjat ndërtimi i një chatbot-i?
Një asistent i thjeshtë në webfaqe del në punë për 1 deri në 2 javë. Një sistem shumëkanalësh me rezervime e porosi zgjat zakonisht 3 deri në 6 javë.
Sa kushton një chatbot në WhatsApp në muaj?
Dy pjesë. Kostot mujore për modelin AI, hostingun dhe mirëmbajtjen i parashikon oferta jonë me shkrim. Tarifat e Meta-s ia paguan Meta-s: përgjigjet janë falas deri në 1.000 në muaj për numër, pastaj 0,0064 € secila te një numër i Kosovës dhe 0,0175 € te Shqipëria, ndërsa shabllonet që i dërgon jashtë dritares 24-orëshe paguhen për mesazh. Instagram dhe Facebook (Messenger) nuk marrin asgjë për mesazh.