Çdo ekran është një premtim. Ne ndërtojmë ata që e mbajnë.
Çdo ekran është një premtim. Ne ndërtojmë ata që e mbajnë.
Dyqane online
Dyqanet tona dhe të klientëve, të ndërtuara për të shitur, duke nisur nga telefoni.


Agjent AI
U përgjigjet blerësve në mesazhe me çmime dhe gjendje reale, dhe e merr porosinë.
KlientiAktiv tani
A e keni këtë n'numrin 41?Po, 41 e kemi n'stok! 377 €, me pagesë n'dorëzim.E marr!U krye! Porosia u regjistrua, arrin për 1 deri në 2 ditë.Webfaqe
Faqe të shpejta që të lënë ta ndjesh vendin para se ta vizitosh.

Katalogë
Një koleksion i tërë në një faqe të qetë.

- RrugataniPorosi e re1 palë, nr. 41 · 377 €
Punojmë me biznese që duan të prijnë. Kjo është punë që e kemi ndërtuar, për klientë dhe për markat tona.
Webfaqe për një broker të pavarur sigurimesh në Grenchen të Zvicrës: një shtëpi e vizatuar që tregon çfarë sigurohet ku, ligji zviceran i sigurimeve nën lupë, 14 faqe shërbimesh dhe takimi i parë një prekje larg.









Webfaqe për një hotel pranë Urës së Gurit në Prizren: ura nga logoja e hotelit ngrihet në 3D ndërsa e lëviz faqen, hartë shëtitjeje nëpër qytetin e vjetër, anglisht, shqip e gjermanisht, dhe rezervim direkt nga çdo faqe.









Webfaqe për një platformë menaxhimi hotelesh nga Prishtina: çdo produkt shfaqet si skenë që luan ndërsa e lëviz faqen, kalime faqesh përmes një rrjete pikselash, anglisht e shqip, dhe admin për blogun dhe integrimet.








Webfaqe për një hotel në qendër të Prishtinës, me dizajnin e ri të 2026: qyteti i shkruar mbi shtëpi, dhoma që hapen ndërsa lëviz faqen, perde mes faqeve, hartë shëtitjeje dhe rezervim direkt nga çdo faqe.









Platformë operacionesh për një kompani shërbimesh në Zvicër: dispozitë, raporte në iPad, pajisje me qira, orë pune, dokumente gjermanisht dhe një shtresë AI që propozon e nuk vendos.




Faqe dhe rezervim online për një studio thonjsh, pedikyri dhe depilimi në Prishtinë: orare të lira në kohë reale, rezervim në 30 sekonda dhe panel për pronaren me kalendar, kliente dhe njoftime në telefon.







Dyqan online për Caffè Iuliano në Kosovë: aparat espresso 3D që mbush filxhanin dhe rrotullohet teksa lëviz nëpër faqe, porosi me pagesë në dorëzim dhe panel për pronarin me njoftim në telefon për çdo porosi.










Faqe dygjuhëshe për vila druri buzë liqenit dhe një restorant në Novobërdë: logo që vizatohet vetë ndërsa hapet faqja, kalime faqesh si letër e grisur dhe rezervim direkt nga çdo vilë.








Marka jonë e veshjeve sportive dhe dyqani i saj online: sete seamless, zë marke që punon, krejt në shqip, dhe pagesë me para në dorë.







Katër hapa, pa surpriza.
Zbulimi
Qëllimet, klientët, një ofertë fikse.
Oferta me shkrim brenda 2 ditësh pune
Dizajni
Pamja dhe fjalët, të aprovuara para kodit.
Dy raunde rishikimesh të dizajnit
Ndërtimi
I shpejtë, i sigurt, gati për Google.
Website 3–5 javë · dyqan 5–8 · aplikacion, versioni i parë 4–6
Lansimi
Live, i matur, dhe qëndrojmë afër.
Garanci 30 ditë pas publikimit
Çfarë përfshihet
Çfarë vjen me secilin lloj projekti. Përmbajtjen përfundimtare e caktojmë bashkë pas një bisede të shkurtër.
Webfaqe
Faqe marke që i sjell klientë biznesit tënd.
- Dizajnuar dhe ndërtuar nga e para
- Hapet për më pak se një sekondë në telefon
- Të gjejnë në Google dhe asistentët AI
- Faqet ligjore të përfshira
- Domaini në emrin tënd
- 12 muaj hosting dhe mirëmbajtje
Dyqan online
Dyqan që shet, që nga porosia e parë.
- Katalog, shportë dhe checkout
- Pagesë në dorëzim që ditën e parë
- Pagesë me kartë përmes bankës tënde
- Çdo porosi në një panel
- I shpejtë në çdo telefon
- Produktet, stokun dhe kodet e zbritjes i menaxhon vetë
Aplikacion & platformë
Rezervime, porosi, portale, panele.
- Ndërtuar sipas punës tënde
- Panel pronari me role
- Rezervime, porosi ose portal klientësh
- Integrime dhe automatizime
- Të dhënat e tua, i eksporton kurdo
- Dizajni që e miraton para se të shkruhet kodi
Software me porosi & AI
Platforma operacionesh, mjete të brendshme, asistentë AI.
- Dispozitë, raporte, dokumente
- AI që propozon, nuk vendos
- Chatbot në WhatsApp dhe Viber
- Automatizim procesesh
- Kontratë dhe DPA
- Plan mirëmbajtjeje pas lansimit
Për çdo projekt merr një ofertë falas, me shkrim, brenda dy ditësh pune.
Pyetje të shpeshta
Çfarë është Pluton Studio?
Pluton Studio është studio software në Prishtinë, Kosovë, e themeluar në vitin 2018 nga inxhinieri i software-it Adrian Fusha. Dizajnojmë dhe ndërtojmë faqe interneti, dyqane online, aplikacione web dhe mobile, software me porosi, chatbot-ë me AI, agjentë AI dhe automatizim procesesh për biznese në Kosovë, Shqipëri, diasporën shqiptare dhe në Evropë. Punon drejtpërdrejt me inxhinierin që e ndërton projektin tënd.
Sa kushton një website në Kosovë?
Varet nga projekti: sa faqe ka, çfarë funksionesh i duhen, në sa gjuhë del dhe me cilat sisteme lidhet. Një faqe prezantuese, një dyqan online dhe një aplikacion web janë punë krejt të ndryshme, prandaj nuk mbajmë listë çmimesh. Na tregon çfarë të duhet dhe brenda dy ditësh merr falas një ofertë fikse me shkrim, pa kosto të fshehura. Çfarë e lëviz koston e ke te sa kushton një website.
Sa kohë merr ndërtimi i një faqeje interneti?
Një faqe biznesi merr zakonisht 3 deri në 5 javë, një dyqan online 5 deri në 8 javë, dhe versioni i parë që punon i një aplikacioni web ose mobil 4 deri në 6 javë. Afatin e saktë e shkruajmë në ofertë para se të fillojmë.
Sa kushton një chatbot ose një automatizim me AI?
Kostoja varet nga kanalet ku përgjigjet (Instagram, Facebook, WhatsApp, Viber), nga sistemet që duhet të lexojë dhe nga sa veprime kryen vetë. Një chatbot i thjeshtë për faqen del në punë për 1 deri në 2 javë, një agjent për mesazhe në disa kanale për 3 deri në 6 javë. Shumica e automatizimeve, dhe versioni i parë i një agjenti brenda sistemeve të tua, dalin për 2 deri në 4 javë. Për çdo projekt, të vogël a të madh, merr falas një ofertë me shkrim brenda dy ditësh; detajet i ke te chatbot për biznes.
A punoni me biznese të diasporës?
Po. Punojmë rregullisht me biznese shqiptare në Gjermani, Zvicër, Austri dhe gjetkë, me të njëjtat kushte si për klientët në Kosovë. Komunikimi bëhet në shqip ose anglisht dhe gjithçka mbarohet online: shih webfaqe për diasporën.
A përfshihen domeni dhe hostingu?
Hostingu po: ndërtimi i një faqeje përfshin hosting dhe mirëmbajtje për 12 muajt e parë pas publikimit. Domeni dhe emaili profesional specifikohen veçmas në ofertë, dhe domeni regjistrohet në emrin tënd.
A optimizohet faqja për Google?
Po. Çdo projekt vjen me SEO teknik që në themel: strukturë e saktë, shpejtësi dhe të dhëna që Google i lexon. Optimizimin e vazhdueshëm dhe tekstet sipas kërkimeve reale i ofrojmë veçmas.
Ta ndërtojmë bashkë.
Një mesazh i shkurtër mjafton. Pjesën tjetër e marrim ne.