Menuja me kohëzgjatje
Çdo shërbim me kohëzgjatjen e vet, i ndarë në thonj, pedikyr dhe depilim.

Pluton Studio ndërtoi webfaqen, rezervimin online dhe panelin e pronares për Ariana Studio, studio thonjsh, pedikyri dhe depilimi në Prishtinë. Pronarja e punon vetë çdo termin, prandaj klientet rezervojnë pa telefonuar dhe zgjedhin vetëm orare të lira. Ajo e drejton ditën nga telefoni.

Me pak fjalë
Në faqen e Ariana Studio, klientja zgjedh një ose disa shërbime dhe rezervon në tre hapa, shqip ose anglisht. Paneli i pronares mban kalendarin, klientet, menunë dhe orarin, dhe i dërgon njoftim push për çdo rezervim online ose anulim nga klientja. Ndërtuar me Next.js, Postgres dhe web push, në gusht dhe shtator 2026.
Faqja kishte dy punë: të prezantonte studion dhe menunë e saj, nga thonjtë me xhel te pedikyri dhe depilimi, dhe t'i pranonte rezervimet vetë.
Pas saj, pronares i duhej një vend i vetëm për ta drejtuar ditën: kush e ka radhën, si duket java, cilat orë janë të mbyllura, dhe një sinjal në telefon sapo vjen një rezervim.
Çdo shërbim me kohëzgjatjen e vet, i ndarë në thonj, pedikyr dhe depilim.

Rezervimi ka tre hapa: shërbimet, dita dhe ora, të dhënat e klientes. Kur klientja zgjedh disa shërbime, për shembull mbjellje thonjsh dhe pedikyr, koha e plotë shfaqet menjëherë.
Ofrohen vetëm orare vërtet të lira. Secili llogaritet nga orari javor i studios, oraret që pronarja i ka mbyllur, terminet e zëna, kohëzgjatja e shërbimeve të zgjedhura dhe koha e pastrimit që ajo cakton pas secilit.
Menuja i di rregullat e veta. Depilimi i plotë i trupit i përfshin këmbët, prandaj të dyja nuk rezervohen bashkë. Mbjellja, llaku xhel dhe riparimi janë alternativa, një për termin, ndërsa heqja e thonjve shkon me secilën.
Java lart, oraret e lira për shërbimet e zgjedhura poshtë dhe oraret e zëna të zbehura.

Rezervimi, konfirmimi dhe paneli i pronares janë ndërtuar së pari për telefonin.
Pas rezervimit, klientja del te një faqe që e mban terminin: kodi i rezervimit, shërbimi dhe ora. Prej aty e shton terminin në kalendar, i dërgon studios një mesazh WhatsApp të shkruar gati, ose e anulon online deri në afatin që cakton pronarja. Nëse e humb linkun, e gjen terminin sërish me kodin dhe numrin e telefonit.
Telefoni ia mban mend emrin dhe numrin për rezervimin tjetër, dhe klientja që kthehet përshëndetet me numrin e vizitave të saj.
Paneli hapet te dita e sotme: klientja e radhës, kush është në studio tani dhe agjenda e ditës. Prej aty pronarja ka kalendarin sipas ditës, javës ose muajit, rezervimet me kërkim e filtra, dhe një kartelë për çdo kliente me vizitat, terminet e ardhshme dhe shënimet e saj private.
Në telefon e mban të shtypur një termin për ta zhvendosur në një orë ose ditë tjetër; në kompjuter e tërheq. Klientet që vijnë pa termin ose që rezervojnë me telefon regjistrohen si termin i ri, dhe ajo orë mbyllet menjëherë për rezervimin online. Paneli punon shqip dhe anglisht.
Faqja e analizës i mbledh terminet e përfunduara për një ditë, javë, muaj ose çdo interval datash, pranë vlerës së termineve që ende presin.
Çdo termin i javës me orën dhe shërbimet, me të dhëna demo.

Paneli instalohet në ekranin kryesor të telefonit si aplikacion. Pasi pronarja i aktivizon njoftimet, çdo rezervim i ri online dhe çdo anulim nga klientja i vjen si njoftim push në iPhone, Android ose laptop, dhe një buton prove i tregon si duket.
Terminet që i shton vetë nuk e njoftojnë. Nëse do ta miratojë çdo rezervim, rezervimet online mbeten në pritje derisa t'i konfirmojë, dhe faqja e klientes përditësohet sapo ajo e bën.
Gjithçka që klientja sheh për shërbimet dhe oraret vjen nga paneli:
Faqja dhe paneli punojnë me Next.js 16 dhe React 19 në TypeScript, me Tailwind CSS, Postgres përmes Drizzle dhe web push për njoftimet. Serveri punon në BE pranë bazës së të dhënave, menuja mbahet në cache dhe rifreskohet sapo pronarja e ndryshon, ndërsa faqet e panelit e shfaqin strukturën menjëherë teksa ngarkohen të dhënat.
Çdo faqe ka titullin dhe përshkrimin e vet në të dy gjuhët. Ballina mban të dhënat e strukturuara të studios për motorët e kërkimit: adresën, orarin, telefonin dhe menunë e shërbimeve, të ndërtuara nga të njëjtat cilësime që ndryshon pronarja, prandaj mbeten gjithmonë të sakta.
Shishet e llakut janë modele 3D të vërteta, të vizatuara me three.js. Rrotullohen teksa lëviz faqja, vizatohen vetëm kur janë në ekran dhe rrinë të palëvizura për këdo që preferon më pak lëvizje.
Po, klientja mund të bashkojë disa shërbime në një termin. Kalendari ofron atëherë vetëm orare aq të gjata sa zgjasin të gjitha bashkë.
Me një njoftim push në telefon ose laptop, sapo një kliente rezervon ose anulon online.
Po. Në panel ndryshon çmimet, orarin, ditët e mbyllura dhe rregullat e rezervimit, dhe faqja e tregon çdo ndryshim menjëherë.
Jo. Pagesa bëhet në studio, prandaj rezervimi nuk kërkon kartelë: vetëm emrin dhe numrin e telefonit, me email dhe shënim nëse klientja do.
Po, për çdo biznes që e shet kohën me termine. Ndryshojnë menuja, rregullat dhe orari; kalendari që ofron vetëm orare vërtet të lira mbetet. Sistemet e rezervimit janë një nga platformat për biznes që ndërtojmë.
Pluton Studio është studio software në Prishtinë, Kosovë, e themeluar në vitin 2018 nga inxhinieri i software-it Adrian Fusha. Dizajnojmë dhe ndërtojmë faqe interneti, dyqane online, aplikacione web dhe mobile, software me porosi, chatbot-ë me AI, agjentë AI dhe automatizim procesesh për biznese në Kosovë, Shqipëri, diasporën shqiptare dhe në Evropë. Punon drejtpërdrejt me inxhinierin që e ndërton projektin tënd. Faqja, sistemi i rezervimeve dhe paneli i Ariana Studio u ndërtuan në gusht dhe shtator 2026.
Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.