Kalo te përmbajtja

Web dizajn në Prishtinë

Pluton Studio dizajnon web faqe të reja dhe rindërton faqe ekzistuese për biznese në Prishtinë: pamje e pastër, e shpejtë në telefon dhe një rrugë e qartë drejt veprimit. Një faqe e re ose një redizajn merr zakonisht 3 deri në 5 javë. Punën tonë në qytet mund ta hapësh dhe ta gjykosh vetë.

Kërko ofertëWhatsApp

Ofertë falas, me shkrim, brenda 2 ditësh pune

  • Dizajn i ytiAsnjë shabllon i ripërdorur: ndërtohet rreth markës sate.
  • I shpejtë në telefonNgarkim i shpejtë edhe në rrjet të dobët.
  • Linjë direktePunon drejtpërdrejt me inxhinierin që e ndërton projektin tënd.

Dizajn që e ngre markën tënde

Në Prishtinë klienti të krahason me tre biznese të tjera brenda pak minutash. Faqja është shpesh takimi i parë dhe vendos a të marrin seriozisht.

Nisemi nga marka jote, jo nga një shabllon i gatshëm: ngjyrat, tipografia dhe fotot, me hierarki të qartë dhe një veprim kryesor, qoftë telefonatë, rezervim apo porosi.

Redizajn i faqeve ekzistuese

Shumë faqe në Prishtinë janë ndërtuar vite më parë: ngarkohen ngadalë, duken keq në telefon, ose rrinë mbi një sistem që askush nuk e mirëmban më.

E analizojmë të vjetrën para se ta prekim: cilat faqe sjellin vizitorë sot, cilat fjalë të gjejnë në Google, çfarë duhet ruajtur. Pastaj e rindërtojmë me ridrejtime të sakta, që renditjet e fituara të mos humbin.

Tri gabime përsëriten pothuajse në çdo faqe që na vjen për redizajn:

  • Sistemin e mban vetëm ai që e bëri, kështu çdo ndryshim i vogël kthehet në faturë.
  • Teksti fshihet brenda fotove, prandaj Google nuk ka çfarë të lexojë.
  • Askush nuk ka menduar çfarë duhet të bëjë vizitori: pa telefon, pa formular, pa buton të qartë.

Sa kushton një redizajn ose një faqe e re?

Te Pluton Studio një redizajn trajtohet si një faqe e re, sepse në fund del një faqe e ndërtuar nga e para: dizajn i ri, kod i ri dhe SEO teknik. Të dyja marrin zakonisht 3 deri në 5 javë, dhe për të dyja nuk ka listë çmimesh: kostoja llogaritet sipas asaj që ka faqja jote.

Pas bisedës së parë merr falas, brenda dy ditësh, një ofertë fikse me shkrim, me afat dhe me zërat e redizajnit të ndarë. Pa abonim të detyrueshëm dhe pa kosto të fshehura.

Kostoja lëviz sipas numrit të faqeve, dizajnit, funksioneve, gjuhëve dhe SEO-së. Te redizajni e lëvizin edhe disa gjëra që te një faqe e re nuk ekzistojnë:

  • Sa faqe dhe URL ka faqja e vjetër, sepse secila duhet ruajtur, bashkuar ose ridrejtuar
  • Sa nga përmbajtja mbetet ashtu siç është dhe sa rishkruhet
  • Nga çfarë sistemi del përmbajtja dhe sa punë kërkon bartja e saj: tekste, foto, produkte, formularë
  • Funksionet që duhen ruajtur: rezervime, porosi, llogari përdoruesish, integrime
  • Gjuhët, sepse çdo version gjuhësor ka URL-të dhe renditjet e veta

Si i ruajmë renditjet në Google gjatë redizajnit

Para se të prekim gjë, listojmë çdo URL që sjell vizitorë ose ka lidhje nga faqe të tjera. Për çdo URL që ndryshon vendosim një ridrejtim të përhershëm 301 te faqja e re që e zëvendëson, që as vizitori, as Google të mos përfundojnë te një faqe që nuk ekziston.

Titujt dhe tekstet që sjellin vizitorë i ruajmë. Sitemap-in e ri ia dërgojmë Google-it ditën e publikimit dhe e ndjekim indeksimin në javët pas tij, që çdo rënie të kapet herët.

Kërko ofertë për redizajn

Si punojmë, hap pas hapi

Katër hapa, me afat të konfirmuar para se të fillojë puna:

Procesi i një projekti web dizajni në Prishtinë
HapiÇfarë ndodhÇfarë duhet nga ti
1. BisedaKuptojmë biznesin, klientët dhe qëllimin30 minuta, personalisht ose me video
2. OfertaOfertë fikse me shkrim, me afatMiratimin tënd
3. DizajniE sheh pamjen para se të shkruhet kodiKomentet dhe miratimin
4. Ndërtimi dhe publikimiKodi, testimi, domeni, hostingu, SEOTekstet e fotot, ose i bëjmë bashkë

Punë reale në Prishtinë

Për ZOE Hotel ndërtuam webfaqen në 2025, dhe në 2026 bëmë redizajnin e webfaqes së ZOE Hotel: pamje e re, lëvizje të reja dhe rezervimi po aq afër në çdo faqe. Për Apartment 197, kafe-barin në qendër, menunë dhe programin e muzikës live. Kemi punuar edhe me hotele si Sapphire e Manami dhe restorante si KROG e Pizza Hutt.

Hapi faqet, mati shpejtësinë në telefonin tënd dhe shiko si duken. Kërko të njëjtën provë nga çdo studio, edhe nga ne: kriteret e plota i ke te si të zgjedhësh agjenci web.

Bizneset e Prishtinës me të cilat punojmë më shpesh

Një restorant, një hotel dhe një dyqan kërkojnë gjëra krejt të ndryshme nga e njëjta faqe, prandaj nisemi nga tipi i biznesit:

  • Restorante dhe kafe: menu që e përditëson vetë, orari dhe rezervimi i tavolinës. Shih webfaqe për restorant dhe menu dixhitale me QR.
  • Hotele dhe apartamente: rezervim direkt që i ul komisionet e platformave të huaja. Shih webfaqe për hotel.
  • Dyqane dhe tregti: katalog, pagesa dhe dërgesa brenda Kosovës. Shih dyqan online.
  • Rent a car: flota, çmimet sipas datave dhe kërkesa e rezervimit. Shih website për rent a car.
  • Zyra dhe shërbime profesionale: shërbimet, ekipi dhe një formular kontakti që vërtet arrin te ti.

Të gjendesh në Google në Prishtinë

Një faqe e bukur që nuk gjendet në Google është një broshurë e shtrenjtë, prandaj teksti rri i vërtetë në faqe, jo i mbyllur në foto, dhe faqja ngarkohet shpejt.

Për një biznes lokal rëndësi ka edhe harta dhe vlerësimet: shih SEO lokal në Kosovë dhe më shumë vlerësime Google.

Çfarë të premtojmë me shkrim

Pluton Studio i shkruan këto kushte në çdo ofertë, që ta dish saktësisht çfarë merr dhe kur.

  • Përgjigje brenda një dite pune

    Çdo mesazhi i përgjigjet inxhinieri që do ta ndërtojë projektin tënd, jo një shitës. Oferta fikse me shkrim vjen falas, brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë.

  • Çmim fiks me shkrim

    Oferta liston çdo gjë që përfshihet, dhe çmimi që nënshkruan është çmimi që paguan. Çdo ndryshim i fushëveprimit ofertohet veçmas, para se të punohet.

  • Afate që i mbajmë

    Website biznesi: 3 deri në 5 javë. Dyqan online: 5 deri në 8 javë. Aplikacion ose software me porosi: versioni i parë funksional brenda 4 deri në 6 javësh, pjesa tjetër sipas një plani me shkrim.

  • Dizajni miratohet para ndërtimit

    E sheh dhe e miraton dizajnin në ekran para se të shkruhet kodi. Përfshihen dy raunde rishikimesh të dizajnit dhe, për 30 ditë pas publikimit, ndryshimet e vogla të tekstit, fotove dhe çmimeve.

  • Pagesa në dy pjesë

    Gjysma në fillim, gjysma në publikim. Te projektet më të mëdha pagesa ndahet në tri faza, të lidhura me dorëzimet, dhe oferta e shkruan cilën rrugë ndjek projekti yt. Nuk kërkojmë kurrë pagesë të plotë paraprakisht.

  • Domeni, llogaritë dhe përmbajtja në emrin tënd

    Domeni dhe llogaritë regjistrohen në emrin tënd që nga dita e parë, dhe përmbajtjen e eksporton kur të duash. Pa abonim të detyrueshëm.

  • Garanci 30 ditë dhe performancë e matur

    Çdo gabim që del brenda 30 ditësh pas publikimit e rregullojmë pa pagesë. Faqja dorëzohet brenda buxhetit të performancës që shkruhet në ofertë, me raport Core Web Vitals në domenin tënd dhe një test që e përsërit vetë.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një web dizajn ose redizajn në Prishtinë?

Varet nga sa faqe dhe URL ka faqja, sa përmbajtje bartet ose rishkruhet, cilat funksione duhen ruajtur dhe në sa gjuhë del. Na e dërgon adresën e faqes ekzistuese ose idenë për të renë, dhe brenda dy ditësh merr falas një ofertë fikse me shkrim, pa kosto të fshehura. Zërat që e përcaktojnë koston i ke te sa kushton një website.

Sa zgjat një redizajn ose një faqe e re?

Zakonisht 3 deri në 5 javë, si për një faqe biznesi, ashtu edhe për një redizajn. Një dyqan online merr 5 deri në 8 javë. Afatin e saktë e konfirmojmë me shkrim para se të fillojmë.

A bëni redizajn pa humbur renditjet në Google?

Po, është pjesë standarde e punës. Ruajmë faqet dhe tekstet që sjellin vizitorë, vendosim ridrejtime 301 për çdo URL që ndryshon dhe e ndjekim indeksimin pas publikimit.

Çfarë duhet të kërkoj nga një studio web dizajni në Prishtinë?

Punë reale në qytet që mund ta hapësh dhe ta matësh në telefonin tënd, dizajn të bërë për markën tënde, SEO teknik brenda ofertës, ofertë fikse me shkrim me afat, dhe domenin në emrin tënd. Pyet edhe kush e ndërton faqen dhe çfarë ndodh pas publikimit. Mbaji të gjitha studiot, edhe ne, në këtë standard: kriteret i ke te si të zgjedhësh agjenci web.

A takohemi personalisht në Prishtinë?

Po, me kënaqësi takohemi në Prishtinë për ta biseduar projektin. Nëse të del më lehtë, gjithçka bëhet edhe me video-thirrje.

A mund ta përditësoj vetë faqen më vonë?

Po. E ndërtojmë me një panel të thjeshtë ku i ndryshon vetë tekstet, fotot dhe çmimet, ose kujdesemi ne me mirëmbajtje.

A punoni edhe me biznese jashtë Prishtinës?

Po, në gjithë Kosovën dhe me diasporën, me të njëjtin proces kudo. Qytetet ku punojmë dhe si ecën puna në distancë i ke te krijim website në Kosovë, dhe punojmë rregullisht me klientë në Gjermani, Zvicër e Austri.

Të fillojmë projektin tënd

Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.

Email ose telefon: mjafton njëri.

Të dhënat i përdorim vetëm për të të kthyer përgjigje. Privatësia