Kalo te përmbajtja

Program për restorant dhe bar-kafe në Kosovë

SelfOrder është programi i Pluton Studio për restorante, bar-kafe dhe lokale me shërbim në tavolinë. Klienti skanon QR-in, porosit nga telefoni i vet dhe porosia zbret në çast te salla dhe kuzhina. Lokali del live zakonisht brenda një jave.

Kërko ofertëWhatsApp

Ofertë falas, me shkrim, brenda 2 ditësh pune

  • Pa aplikacionKlienti skanon dhe porosit nga shfletuesi.
  • Porosi në raundeNjë faturë e vetme për gjithë tavolinën.
  • Arkë me printerTermik dhe fiskal përmes urës së printimit.
  • Numrat në një vendStok, shpenzime dhe raporte ditore.

Me pak fjalë

SelfOrder bashkon në një platformë porosinë me QR nga tavolina, pamjen e sallës dhe të kuzhinës, arkën me printer, stokun, shpenzimet dhe raportet. Klienti porosit nga shfletuesi i telefonit, pa shkarkuar asnjë aplikacion. E ndërtojmë dhe e mirëmbajmë vetë, dhe çmimin e merr pas një bisede të shkurtër, sipas numrit të tavolinave dhe pajisjeve që lidhen.

Si funksionon porosia me QR nga tavolina?

Çdo tavolinë ka QR-in e vet. Klienti e skanon me kamerën, menuja hapet në shfletues dhe porosia shkon aty ku duhet, pa pritur kamarierin.

Porositë vijnë në raunde, siç porosit një tavolinë në të vërtetë: pijet së pari, ushqimi pastaj, ëmbëlsira në fund. Çdo raund shkon te e njëjta faturë e tavolinës, kështu që në mbyllje del një llogari e vetme.

  • Skanon: QR-i në tavolinë e hap menunë në shfletues, pa shkarkuar asgjë
  • Porosit: zgjedh pjatat me shtesa e shënime për kuzhinën dhe i dërgon nga telefoni
  • Stafi e sheh: porosia shfaqet menjëherë te pamja e sallës dhe te lista e porosive
  • Mbyllet fatura: kamarieri e mbyll te tavolina, ose arka te banaku

Çfarë përfshin SelfOrder?

Platforma ka katër pjesë. Klienti sheh vetëm menunë dhe porositë e veta, stafi sheh sallën, dhe ti sheh numrat.

Çmimet ndryshojnë brenda ditës, prandaj platforma i mbron: nëse një çmim ndryshon ndërsa klienti po shikon menunë, porosia ndalet dhe i rishfaqet me shifrën e re. Asnjë çmim nuk ndryshon në heshtje.

Katër pjesët e platformës
PjesaÇfarë bën
KlientiMenu me foto dhe kërkim, shtesa e shënime për kuzhinën, porosi në raunde, plus gjashtë kërkesa të shpejta: kamarier, ujë, takëme, peceta, fatura dhe një shënim i lirë.
Salla dhe kuzhinaPamje e drejtpërdrejtë e tavolinave me faturën në ecuri, anulim rreshti, zhvendosje e bashkim tavolinash, dhe një korsi e veçantë për takeaway.
ArkaTerminal me PIN për porositë te banaku, printer termik dhe printer fiskal përmes urës së printimit, mbyllje e ditës me barazim të parave.
MenaxhimiMenu me foto, shtesa e përkthime, kombo dhe orare happy hour, stok, shpenzime, raporte, regjistër veprimesh dhe QR të printueshëm në PDF.

Arka dhe POS: programi i lokalit gjatë gjithë ditës

SelfOrder nuk është vetëm menu me QR. Është programi që e mban restorantin ose bar-kafenë nga porosia e parë te mbyllja e ditës: të njëjtat porosi, fatura dhe numra i sheh salla, banaku dhe ti.

Porositë që nuk vijnë nga QR-i i merr arka te banaku, dhe takeaway-i ka korsinë e vet, ndarë nga tavolinat.

  • Terminal me PIN për porositë te banaku
  • Anulim rreshti, zhvendosje dhe bashkim tavolinash
  • Mbyllje e ditës me barazim të parave
  • Stok, shpenzime, raporte dhe regjistër veprimesh te pjesa e menaxhimit
  • Çmimet, kombot dhe oraret e happy hour i ndryshon vetë

Vetëm menu, ose menu me porosi

Jo çdo lokal i do porositë nga tavolina në ditën e parë. Modaliteti vetëm-menu është e njëjta platformë me porositë e mbyllura: klienti skanon, lexon menunë me çmime e foto, dhe asnjë buton porosie nuk i shfaqet.

Nëse të mjafton kaq, një menu me QR kod e bën këtë punë. Porositë i ndez më vonë, pa ndërruar QR-të që ke printuar.

Porosi në lokalin tënd vs aplikacion dorëzimi

Aplikacionet e dorëzimit sjellin porosi nga jashtë dhe mbajnë një përqindje nga çdo faturë. Këtu klienti është tashmë te tavolina: për porosinë e tij nuk paguan komision, dhe të dhënat e porosive mbeten në sistemin tënd.

Krahasimin e plotë e ke te udhëzuesi porosi online vs aplikacionet e dorëzimit.

Porosi në lokal vs aplikacion dorëzimi
Porosi në lokalin tëndAplikacion dorëzimi
Komisioni për porosiAsnjëPërqindje e faturës
Të dhënat e porosiveTe tiTe aplikacioni
Shpejtësia te tavolinaZbret në çast te stafiE ndërtuar për dorëzim
Menuja dhe çmimetI ndryshon vetë, kur të duashSipas rregullave të tyre

Si del lokali live brenda një jave

Ne e ngremë lokalin: futim menunë me kategori, çmime e foto, përgatisim QR-të për çdo tavolinë si ngjitëse ose si PDF për printim, çiftojmë arkën me printerin dhe bëjmë një trajnim të shkurtër me stafin.

Ti na jep menunë e fundit me çmimet e sakta, numrin e tavolinave dhe një person që vendos. Nëse ke printer fiskal, na thuaj modelin që ta çiftojmë para ditës së parë.

Kërko ofertë falas

Çfarë të premtojmë me shkrim

Pluton Studio i shkruan këto kushte në çdo ofertë, që ta dish saktësisht çfarë merr dhe kur.

  • Përgjigje brenda një dite pune

    Çdo mesazhi i përgjigjet inxhinieri që do ta ndërtojë projektin tënd, jo një shitës. Oferta fikse me shkrim vjen falas, brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë.

  • Çmim fiks me shkrim

    Oferta liston çdo gjë që përfshihet, dhe çmimi që nënshkruan është çmimi që paguan. Çdo ndryshim i fushëveprimit ofertohet veçmas, para se të punohet.

  • Afate që i mbajmë

    Website biznesi: 3 deri në 5 javë. Dyqan online: 5 deri në 8 javë. Aplikacion ose software me porosi: versioni i parë funksional brenda 4 deri në 6 javësh, pjesa tjetër sipas një plani me shkrim.

  • Dizajni miratohet para ndërtimit

    E sheh dhe e miraton dizajnin në ekran para se të shkruhet kodi. Përfshihen dy raunde rishikimesh të dizajnit dhe, për 30 ditë pas publikimit, ndryshimet e vogla të tekstit, fotove dhe çmimeve.

  • Pagesa në dy pjesë

    Gjysma në fillim, gjysma në publikim. Te projektet më të mëdha pagesa ndahet në tri faza, të lidhura me dorëzimet, dhe oferta e shkruan cilën rrugë ndjek projekti yt. Nuk kërkojmë kurrë pagesë të plotë paraprakisht.

  • Domeni, llogaritë dhe përmbajtja në emrin tënd

    Domeni dhe llogaritë regjistrohen në emrin tënd që nga dita e parë, dhe përmbajtjen e eksporton kur të duash. Pa abonim të detyrueshëm.

  • Garanci 30 ditë dhe performancë e matur

    Çdo gabim që del brenda 30 ditësh pas publikimit e rregullojmë pa pagesë. Faqja dorëzohet brenda buxhetit të performancës që shkruhet në ofertë, me raport Core Web Vitals në domenin tënd dhe një test që e përsërit vetë.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton SelfOrder?

SelfOrder nuk ka çmim të publikuar. Pas një bisede të shkurtër, brenda 2 ditëve merr falas një ofertë me shkrim. Shuma varet nga numri i tavolinave, nga arka dhe printerët që lidhen, dhe nga sa punë ka futja e menusë. Printerin ose tabletin e blen vetë lokali, që pajisja të mbetet e jotja.

A i duhet klientit ndonjë aplikacion?

Jo, klientit nuk i duhet asnjë aplikacion. QR-i e hap menunë në shfletuesin e telefonit dhe porosia dërgohet që aty, pa llogari dhe pa fjalëkalim.

A mund ta përdor vetëm si menu, pa porosi?

Po, SelfOrder ka modalitetin vetëm-menu, ku klienti e sheh menunë pa asnjë buton porosie. Porositë i hap kur të jesh gati, me të njëjtat QR në tavolina.

A punon me printer fiskal?

Po. Një urë printimi në një kompjuter të lokalit i çon faturat te printeri termik dhe te një printer fiskal i certifikuar për Kosovën. TVSH-në e llogarit vetë pajisja fiskale, sipas grupeve të programuara në të.

Sa zgjat nisja?

Nisja zgjat zakonisht një javë. Koha shkon te futja e menusë dhe te fotot e pjatave; QR-të dhe trajnimi janë punë e një dite.

Çfarë ndodh me porositë e takeaway?

Takeaway-i ka korsinë e vet, ndarë nga tavolinat. Porositë te banaku i merr arka, printohen te kuzhina dhe nuk përzihen me faturat e sallës.

Të fillojmë projektin tënd

Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.

Email ose telefon: mjafton njëri.

Të dhënat i përdorim vetëm për të të kthyer përgjigje. Privatësia