Zhvillim software dhe program me porosi në Kosovë
Kur Excel-i dhe programet e gatshme nuk mjaftojnë më, Pluton Studio ndërton software me porosi për biznese në Kosovë: sisteme menaxhimi, panele dhe automatizime. E ofertojmë pas një bisede, dhe versioni i parë që punon del brenda 4 deri në 6 javësh. Pjesa tjetër dorëzohet me faza, dhe projektet më të mëdha paguhen në tri pagesa, sipas dorëzimeve.
- I ndërtuar për tySoftware rreth proceseve të tua, jo një kompromis i gatshëm.
- Më pak punë manualeAutomatizon detyra që sot t'i hanë orë çdo ditë.
- Të dhëna në një vendRaportim i qartë, vendime më të shpejta.
Software i bërë për mënyrën si punon biznesi yt
Programet e gatshme të detyrojnë ta ndryshosh mënyrën si punon. Software-i me porosi ndërtohet rreth proceseve të tua.
Fillojmë me problemin, jo me teknologjinë, dhe propozojmë sistemin më të thjeshtë që e zgjidh.
Çfarë software me porosi ndërtojmë
Disa shembuj të zakonshëm:
- Sisteme menaxhimi: porosi, inventar, klientë dhe program për fatura
- Panele administrimi dhe raportimi me të dhëna live
- Integrime mes programeve që përdor: CRM, kontabilitet, dyqan
- Aplikacione të brendshme për ekipin
- Automatizim i detyrave të përsëritura
Një shembull nga puna jonë
Për një kompani shërbimesh në terren në Zvicër ndërtuam një platformë operacionesh që zëvendësoi punën manuale: shpërndarjen e punëve, raporte pune nga iPad-i, qira pajisjesh, orët e punës dhe dokumente në gjermanisht që gjenerohen vetë.
Ka edhe një shtresë AI që propozon, por kurrë nuk vendos: sugjerimin e miraton njeriu.

Ariana Studio
Faqe dhe rezervim online për një studio thonjsh, pedikyri dhe depilimi në Prishtinë: orare të lira në kohë reale, rezervim në 30 sekonda dhe panel për pronaren me kalendar, kliente dhe njoftime në telefon.Rast studimi Vizito faqen
Diamant
Faqe marketingu për një specialist të prerjes dhe shpimit të betonit: faqe sektoriale dhe galeri projektesh.Rast studimi Vizito faqen
Gurra
Marka jonë e suplementeve natyrale dhe dyqani i saj: nëntë produkte me tekste të matura e të sakta, çmime të Kosovës dhe një identitet i qetë e i pastër.Rast studimi Vizito faqen
Sa kushton një software me porosi në Kosovë?
Software-in me porosi e ofertojmë pas një bisede, sepse koston e përcaktojnë proceset që mbulon, integrimet, numri i përdoruesve dhe sa raportim e automatizim duhet. Nëse ajo që të duhet është më afër një aplikacioni web ose platforme, e ofertojmë njësoj.
Pa abonim të detyrueshëm dhe pa kosto të fshehura. Pas bisedës së parë merr falas, brenda dy ditësh, një ofertë fikse me shkrim, me faza dhe afat. Versioni i parë që punon del zakonisht brenda 4 deri në 6 javësh.
Si formohet kostoja e një software-i me porosi, zë për zë, e ke te sa kushton një software me porosi.
Çfarë të premtojmë me shkrim
Pluton Studio i shkruan këto kushte në çdo ofertë, që ta dish saktësisht çfarë merr dhe kur.
Përgjigje brenda një dite pune
Çdo mesazhi i përgjigjet inxhinieri që do ta ndërtojë projektin tënd, jo një shitës. Oferta fikse me shkrim vjen falas, brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë.
Çmim fiks me shkrim
Oferta liston çdo gjë që përfshihet, dhe çmimi që nënshkruan është çmimi që paguan. Çdo ndryshim i fushëveprimit ofertohet veçmas, para se të punohet.
Afate që i mbajmë
Website biznesi: 3 deri në 5 javë. Dyqan online: 5 deri në 8 javë. Aplikacion ose software me porosi: versioni i parë funksional brenda 4 deri në 6 javësh, pjesa tjetër sipas një plani me shkrim.
Dizajni miratohet para ndërtimit
E sheh dhe e miraton dizajnin në ekran para se të shkruhet kodi. Përfshihen dy raunde rishikimesh të dizajnit dhe, për 30 ditë pas publikimit, ndryshimet e vogla të tekstit, fotove dhe çmimeve.
Pagesa në dy pjesë
Gjysma në fillim, gjysma në publikim. Te projektet më të mëdha pagesa ndahet në tri faza, të lidhura me dorëzimet, dhe oferta e shkruan cilën rrugë ndjek projekti yt. Nuk kërkojmë kurrë pagesë të plotë paraprakisht.
Domeni, llogaritë dhe përmbajtja në emrin tënd
Domeni dhe llogaritë regjistrohen në emrin tënd që nga dita e parë, dhe përmbajtjen e eksporton kur të duash. Pa abonim të detyrueshëm.
Garanci 30 ditë dhe performancë e matur
Çdo gabim që del brenda 30 ditësh pas publikimit e rregullojmë pa pagesë. Faqja dorëzohet brenda buxhetit të performancës që shkruhet në ofertë, me raport Core Web Vitals në domenin tënd dhe një test që e përsërit vetë.
Pyetje të shpeshta
Si ta krahasoj një ofertë për software me porosi?
Kërko që oferta t'i emërtojë proceset që mbulon, rolet e përdoruesve, integrimet, fazat me afat dhe kush e mban sistemin pas dorëzimit. Pyet edhe si i nxjerr të dhënat e tua nëse një ditë ndërron ofrues, dhe a lidhet sistemi me aplikacione mobile ose aplikacione web kur të duhen.
Sa kushton një software me porosi?
Software-i me porosi te Pluton Studio ofertohet pas një bisede, sepse koston e përcaktojnë proceset që mbulon, integrimet, numri i përdoruesve dhe raportimi. Brenda dy ditësh pas bisedës merr falas një ofertë fikse me shkrim, me faza dhe afate.
A ndërtoni program për menaxhim biznesi?
Po. Një program për menaxhim biznesi me porosi i mban në një vend porositë, inventarin, klientët dhe faturat, me role për secilin në ekip dhe raporte me të dhëna live. Ndërtohet rreth proceseve të tua, jo e kundërta. Llojet më të zakonshme dhe çfarë mbulon secili i ke te platforma për biznes.
Kur më duhet software me porosi e jo një program i gatshëm?
Kur programet e gatshme nuk i mbulojnë proceset e tua, kur paguan për funksione që s'i përdor, ose kur ekipi humb orë me punë manuale dhe Excel.
A mund ta lidhni me programet që përdor tashmë?
Po. Bëjmë integrime me CRM, kontabilitet dhe dyqane online, që të dhënat të rrjedhin vetë mes tyre.
A e mirëmbani sistemin pas dorëzimit?
Po. Ofrojmë mirëmbajtje, përmirësime dhe mbështetje, me kushte të qarta që në ofertë. Çdo defekt që del brenda 30 ditëve pas publikimit e rregullojmë pa pagesë.
Sa kohë duhet për një software me porosi?
Versioni i parë që punon del zakonisht brenda 4 deri në 6 javësh. Pjesa tjetër ndërtohet me faza, me afate të konfirmuara në ofertë, që të fillosh me pjesën që sjell vlerë më shpejt.
Të fillojmë projektin tënd
Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.
- hello@pluton.studio
- Telefon
- +383 49 200 124