Zhvillim aplikacionesh web në Kosovë
Pluton Studio ndërton aplikacione web për biznese në Kosovë dhe në Evropë: panele administrimi, platforma SaaS dhe sisteme sipas proceseve të tua. Versioni i parë që punon i një aplikacioni web del brenda 4 deri në 6 javësh. Shembulli ynë më i madh është një platformë shërbimesh në terren për një kompani në Zvicër.
- Të personalizuaraSoftware sipas proceseve reale të biznesit tënd.
- Me AIAsistentë dhe automatizime brenda produktit tënd.
- Të shkallëzueshmeArkitekturë që rritet me përdoruesit dhe të dhënat.
Çfarë aplikacionesh web ndërtojmë?
Programet e gatshme rrallë i përshtaten biznesit. Ndërtojmë një sistem që ndjek proceset e tua reale: klientët, rezervimet, faturimin ose raportet.
- Panele administrimi dhe raportim me të dhëna live
- Platforma SaaS që mbajnë shumë klientë njëherësh
- Sisteme rezervimesh e porosish dhe mjete të brendshme për ekipin tënd
- Integrime me sistemet që përdor tashmë
- Asistentë me AI dhe kërkim i zgjuar brenda produktit
Shembull nga Zvicra: platformë për shërbime në terren
Për një kompani në Zvicër ndërtuam një platformë të plotë për shërbime në terren: shpërndarjen e punëve te teknikët, raporte pune nga iPad-i në terren, qira pajisjesh, orët e punës dhe dokumente në gjermanisht.
Ka edhe një shtresë AI që propozon, por kurrë nuk vendos: sugjerimin e miraton njeriu.
Sa kushton një aplikacion web në Kosovë?
Pluton Studio ndërton aplikacione web nga e para, sipas proceseve reale të biznesit tënd, me versionin e parë që punon brenda 4 deri në 6 javësh. Dy aplikacione rrallë kanë të njëjtën punë, prandaj kostoja llogaritet për secilin veç e veç.
Ajo varet nga kompleksiteti i logjikës, numri i roleve dhe i ekraneve, integrimet dhe niveli i sigurisë. Punën e ndajmë në faza, që vlerën ta shohësh herët. Pas bisedës së parë merr falas, brenda dy ditësh, një ofertë fikse me shkrim, me afat.
Zërat që e përcaktojnë koston e një aplikacioni, web ose mobil, i shpjegon udhëzuesi sa kushton një aplikacion.
Punime të zgjedhura
Punë reale e publikuar, për klientë në Kosovë dhe për markat tona.

Ariana Studio
Faqe dhe rezervim online për një studio thonjsh, pedikyri dhe depilimi në Prishtinë: orare të lira në kohë reale, rezervim në 30 sekonda dhe panel për pronaren me kalendar, kliente dhe njoftime në telefon.Rast studimi Vizito faqen
Kthetra
Marka jonë e thonjve press-on dhe dyqani i saj: cilësi salloni për minuta, të ripërdorshëm e veganë, me tekste lozonjare në shqip nga fillimi në fund.Rast studimi Vizito faqen
Xixa
Marka jonë lozonjare e bizhuterive për çdo ditë dhe dyqani i saj: argjend 925 dhe larje ari, identitet serif editorial dhe vitrinë e plotë në shqip.Rast studimi Vizito faqen
Çfarë të premtojmë me shkrim
Pluton Studio i shkruan këto kushte në çdo ofertë, që ta dish saktësisht çfarë merr dhe kur.
Përgjigje brenda një dite pune
Çdo mesazhi i përgjigjet inxhinieri që do ta ndërtojë projektin tënd, jo një shitës. Oferta fikse me shkrim vjen falas, brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë.
Çmim fiks me shkrim
Oferta liston çdo gjë që përfshihet, dhe çmimi që nënshkruan është çmimi që paguan. Çdo ndryshim i fushëveprimit ofertohet veçmas, para se të punohet.
Afate që i mbajmë
Website biznesi: 3 deri në 5 javë. Dyqan online: 5 deri në 8 javë. Aplikacion ose software me porosi: versioni i parë funksional brenda 4 deri në 6 javësh, pjesa tjetër sipas një plani me shkrim.
Dizajni miratohet para ndërtimit
E sheh dhe e miraton dizajnin në ekran para se të shkruhet kodi. Përfshihen dy raunde rishikimesh të dizajnit dhe, për 30 ditë pas publikimit, ndryshimet e vogla të tekstit, fotove dhe çmimeve.
Pagesa në dy pjesë
Gjysma në fillim, gjysma në publikim. Te projektet më të mëdha pagesa ndahet në tri faza, të lidhura me dorëzimet, dhe oferta e shkruan cilën rrugë ndjek projekti yt. Nuk kërkojmë kurrë pagesë të plotë paraprakisht.
Domeni, llogaritë dhe përmbajtja në emrin tënd
Domeni dhe llogaritë regjistrohen në emrin tënd që nga dita e parë, dhe përmbajtjen e eksporton kur të duash. Pa abonim të detyrueshëm.
Garanci 30 ditë dhe performancë e matur
Çdo gabim që del brenda 30 ditësh pas publikimit e rregullojmë pa pagesë. Faqja dorëzohet brenda buxhetit të performancës që shkruhet në ofertë, me raport Core Web Vitals në domenin tënd dhe një test që e përsërit vetë.
Pyetje të shpeshta
Çfarë duhet të përcaktoj para se të porosis një aplikacion web?
Katër gjëra: kush e përdor (rolet), cilat procese mbulon, me cilat sisteme lidhet dhe çfarë duhet të bëjë versioni i parë që të jetë i dobishëm. Me këto katër, ofertat bëhen të krahasueshme. Për kriteret e zgjedhjes, shih si të zgjedhësh një agjenci web.
Sa kushton një aplikacion web në Kosovë?
Varet nga kompleksiteti i logjikës, numri i roleve dhe i ekraneve, integrimet dhe niveli i sigurisë. Na përshkruan procesin që do të mbulojë aplikacioni dhe brenda dy ditësh merr falas një ofertë fikse me shkrim, të ndarë në faza.
Sa zgjat ndërtimi i një aplikacioni web?
Versioni i parë që punon del zakonisht brenda 4 deri në 6 javësh. Pjesa tjetër ndërtohet me faza, me afate të konfirmuara në ofertë, që të fillosh me pjesën që sjell vlerë më shpejt.
A mund të lidhet me sistemet që përdor tashmë?
Zakonisht po. Bëjmë integrime me sisteme pagese, CRM dhe programe kontabiliteti, që sistemi i ri të punojë bashkë me ato ekzistuese.
A integroni AI në aplikacione?
Po. Punojmë me modelet e ofruesve kryesorë të AI-së dhe me modele që ekzekutohen brenda shfletuesit. Rregulli ynë: AI propozon, njeriu vendos.
A punoni me biznese jashtë Kosovës?
Po. Shembulli ynë më i madh është platforma e një kompanie shërbimesh në terren në Zvicër. Me klientët flasim shqip ose anglisht, ndërsa aplikacioni dhe dokumentet e tij mund të jenë edhe në gjermanisht, si te ajo platformë.
Të fillojmë projektin tënd
Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.
- hello@pluton.studio
- Telefon
- +383 49 200 124