Mirëmbajtje dhe hosting website në Kosovë
Çdo website që Pluton Studio ndërton në Prishtinë përfshin 12 muaj hosting dhe mirëmbajtje nga dita e publikimit, me fushëveprimin të shkruar në ofertë. Pas vitit të parë, tarifa e mirëmbajtjes caktohet për çdo projekt, pa abonim të detyrueshëm.
Me pak fjalë
Në 12 muajt e parë faqja ka hosting me HTTPS, përditësime sigurie, kopje rezervë, monitorim dhe rregullime gabimesh. 30 ditët e para kanë edhe garanci dhe ndryshime të vogla përmbajtjeje. Domeni, llogaritë dhe përmbajtja janë në emrin tënd që nga dita e parë, prandaj largohesh pa pengesa kur të duash.
Çfarë përfshihet në 12 muajt e parë?
Hostingu dhe mirëmbajtja për 12 muajt e parë janë pjesë e ndërtimit, pa pagesë shtesë për këtë periudhë. Marrëveshja shënon datën e fillimit dhe të përfundimit, dhe oferta përcakton çfarë mbulon mirëmbajtja.
Domeni dhe emaili profesional specifikohen veçmas, që të jetë e qartë çfarë përfshihet.
- Hosting i faqes, me HTTPS dhe certifikatë që rinovohet vetë
- Përditësime të varësive dhe të sigurisë, të monitoruara për dobësi të njohura
- Kopje rezervë dhe rikthimi i tyre kur diçka shkon keq
- Monitorim dhe rregullim i gabimeve
- Ndryshime të vogla përmbajtjeje, tekst, foto dhe çmime, në 30 ditët e para pas publikimit
| Periudha | Çfarë përfshihet | Ku shkruhet |
|---|---|---|
| 30 ditët e para | Garanci: çdo gabim rregullohet pa kosto, plus ndryshime të vogla përmbajtjeje | Në ofertë dhe në kushtet e shërbimit |
| Muajt 1 deri 12 | Hosting, përditësime, kopje rezervë, monitorim dhe rregullime | Në ofertë, me datat e mbulimit |
| Pas muajit të 12-të | Vazhdim sipas marrëveshjes, ose largim me domenin, llogaritë dhe përmbajtjen në emrin tënd | Në një marrëveshje të re, para se të mbarojë viti |
Çfarë ndodh pas vitit të parë?
Para se të mbarojë periudha e përfshirë, biem dakord për vazhdimin. Tarifa e mirëmbajtjes pas vitit të parë caktohet për çdo projekt, sepse një faqe prezantuese dhe një dyqan me porosi e pagesa nuk kërkojnë të njëjtën punë. Çfarë mbulon dhe sa kushton e ke me shkrim para se të vendosësh.
Vazhdimi nuk është i detyrueshëm. Domeni dhe hostingu mbeten kosto të vogla e të parashikueshme, dhe një faqe e ndërtuar mirë kërkon pak mirëmbajtje.
Si largohesh, kur të duash
Domeni regjistrohet në emrin tënd ose mbetet aty ku është. Hostingu, analitika dhe emaili hapen nën biznesin tënd, me ne si bashkëpunëtorë që mund të na heqësh kur të duash.
Nëse vendos të mos vazhdosh, të dorëzojmë qasjet pa pengesa, bashkë me dokumentin e dorëzimit: ku rri çdo gjë, cilat llogari ekzistojnë, si publikohet përmbajtja dhe si kthehet një backup. Përmbajtja eksportohet në format standard dhe faqja vazhdon të punojë.
Kushtet i ke te kushtet e shërbimit dhe te standardet e çdo website-i.
Çfarë të premtojmë me shkrim
Pluton Studio i shkruan këto kushte në çdo ofertë, që ta dish saktësisht çfarë merr dhe kur.
Përgjigje brenda një dite pune
Çdo mesazhi i përgjigjet inxhinieri që do ta ndërtojë projektin tënd, jo një shitës. Oferta fikse me shkrim vjen falas, brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë.
Çmim fiks me shkrim
Oferta liston çdo gjë që përfshihet, dhe çmimi që nënshkruan është çmimi që paguan. Çdo ndryshim i fushëveprimit ofertohet veçmas, para se të punohet.
Afate që i mbajmë
Website biznesi: 3 deri në 5 javë. Dyqan online: 5 deri në 8 javë. Aplikacion ose software me porosi: versioni i parë funksional brenda 4 deri në 6 javësh, pjesa tjetër sipas një plani me shkrim.
Dizajni miratohet para ndërtimit
E sheh dhe e miraton dizajnin në ekran para se të shkruhet kodi. Përfshihen dy raunde rishikimesh të dizajnit dhe, për 30 ditë pas publikimit, ndryshimet e vogla të tekstit, fotove dhe çmimeve.
Pagesa në dy pjesë
Gjysma në fillim, gjysma në publikim. Te projektet më të mëdha pagesa ndahet në tri faza, të lidhura me dorëzimet, dhe oferta e shkruan cilën rrugë ndjek projekti yt. Nuk kërkojmë kurrë pagesë të plotë paraprakisht.
Domeni, llogaritë dhe përmbajtja në emrin tënd
Domeni dhe llogaritë regjistrohen në emrin tënd që nga dita e parë, dhe përmbajtjen e eksporton kur të duash. Pa abonim të detyrueshëm.
Garanci 30 ditë dhe performancë e matur
Çdo gabim që del brenda 30 ditësh pas publikimit e rregullojmë pa pagesë. Faqja dorëzohet brenda buxhetit të performancës që shkruhet në ofertë, me raport Core Web Vitals në domenin tënd dhe një test që e përsërit vetë.
Pyetje të shpeshta
Kur fillon periudha e përfshirë?
Periudha e përfshirë fillon ditën e publikimit të website-it. Marrëveshja shënon datat e mbulimit dhe shërbimet e përfshira.
Çfarë përfshin mirëmbajtja në 12 muajt e parë?
Mirëmbajtja në 12 muajt e parë përfshin hostingun me HTTPS, përditësimet e sigurisë, kopjet rezervë, monitorimin dhe rregullimet, sipas fushëveprimit që shkruhet në ofertë bashkë me datat e mbulimit. Ndryshimet e vogla të përmbajtjes, tekst, foto dhe çmime, përfshihen në 30 ditët e para pas publikimit.
Sa kushton mirëmbajtja pas vitit të parë?
Tarifa e mirëmbajtjes pas vitit të parë caktohet për çdo projekt, para se të mbarojë viti i përfshirë. Varet nga ajo që mbahet: një faqe prezantuese kërkon pak, një dyqan me porosi e pagesa më shumë. E merr me shkrim, pa kosto të fshehura dhe pa abonim të detyrueshëm.
A ma konfiguroni emailin me domenin tim, si emri@biznesi.com?
Po, gjatë ndërtimit konfigurojmë domenin, hostingun dhe emailin profesional në domenin tënd. Shërbimi i emailit specifikohet veçmas në ofertë dhe llogaria hapet në emrin e biznesit tënd, kështu që adresat mbeten të tuat edhe nëse një ditë ndërron ofrues.
A e merrni në mirëmbajtje një faqe të ngadaltë ose të hakuar që nuk e keni ndërtuar ju?
Po, nëse ka kuptim teknikisht. Së pari shohim mbi çfarë është ndërtuar faqja: një faqe të ngadaltë e matim me veglat e Google-it para se të prekim gjë, dhe te një faqe e hakuar nisim nga qasjet, pra kush e mban domenin, hostingun dhe llogaritë. Pastaj të themi, para se të paguash, nëse ia vlen ta rregullojmë e ta mirëmbajmë ashtu si është, apo rindërtimi kushton më pak se arnimi i vazhdueshëm, si te redizajni i një faqeje ekzistuese.
Kush i bën ndryshimet e përmbajtjes pas 30 ditëve?
Pas 30 ditëve, ndryshimet i bën ti vetë, nëse faqja ka panelin e thjeshtë për tekstet, fotot dhe çmimet, ose ne, sipas asaj që shkruhet në ofertë për mirëmbajtjen. Ndryshimet që nuk hyjnë aty i ofertojmë para se t'i bëjmë.
Si largohem nëse nuk dua të vazhdoj?
Mjafton të na e thuash. Domeni, llogaritë dhe përmbajtja janë në emrin tënd që nga dita e parë, prandaj të dorëzojmë qasjet pa pengesa, na heq si bashkëpunëtorë dhe faqja vazhdon të punojë. Nuk ka abonim të detyrueshëm dhe as afat fiks.
Të fillojmë projektin tënd
Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.
- hello@pluton.studio
- Telefon
- +383 49 200 124