Webfaqe për bizneset shqiptare në diasporë
Pluton Studio ndërton webfaqe dhe dyqane online për biznese shqiptare në Gjermani, Zvicër, Austri, Britani dhe SHBA, me të njëjtat kushte si për klientët në Kosovë. Flasim shqip, gjithçka mbarohet online nga biseda e parë te publikimi, dhe oferta fikse me shkrim të vjen falas brenda dy ditësh.
- Flasim shqipGjithë projekti sqarohet në gjuhën tënde, pa përkthyes.
- Rregullat e tregutImpressum, DSGVO dhe nDSG, të ndërtuara që në fillim.
- Gjithçka onlineVideo-takime, oferta me shkrim, pagesa me këste.
Pse bizneset e diasporës punojnë me ne
Një agjenci në Gjermani ose Zvicër kërkon shpesh disa herë më shumë për të njëjtën punë. Merr një ofertë prej tyre dhe krahasoje me tonën, që e merr falas brenda dy ditësh; cilësinë e gjykon po ashtu vetë: punët tona janë online dhe mund t'i hapësh para se të vendosësh.
Punë ndërkufitare bëjmë çdo ditë: platformën e shërbimeve në terren në Zvicër e ndërtuam nga Prishtina, me dokumente gjermanisht dhe ekip zviceran në terren. Takimet bëhen me video, dhe oferta e faturat janë me shkrim.
Çfarë ndërtojmë për diasporën
Puna që na kërkojnë më shpesh bizneset shqiptare jashtë:
- Webfaqe për firma ndërtimi, transporti, pastrimi dhe shërbimesh
- Faqe për restorante, patiseri dhe sallone, me meny, çmime dhe rezervime
- Dyqane online me pagesa me kartelë për tregun gjerman e zviceran
- Faqe në tri gjuhë: gjermanisht për klientët, shqip për komunitetin, anglisht kur duhet
- Chatbot që u përgjigjet klientëve në gjermanisht e shqip, ditë e natë
- Rifreskim i faqeve të vjetra pa humbur pozicionimin në Google
Rregullat e tregut gjerman dhe zviceran
Një faqe që shet në Gjermani, Austri ose Zvicër duhet të jetë në rregull edhe me kërkesat e atij tregu. Këto i ndërtojmë që në fillim.
- Impressum i plotë, kërkesë ligjore për faqet e biznesit në Gjermani dhe Austri
- Politikë privatësie sipas DSGVO-së për BE-në dhe sipas nDSG-së për Zvicrën
- Njoftim për cookies që merr pëlqim para se të nisë çdo gjurmim
- Çmimet për konsumatorë me TVSH të përfshirë, si i kërkon rregullorja gjermane
- Pagesat që përdoren vërtet atje: kartelë, TWINT në Zvicër, faturë me transfertë
Biznese shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar
Për një biznes shqiptar në Angli, Skoci ose Uells, ora nuk është pengesë: Londra është një orë pas Prishtinës gjatë gjithë vitit, kështu që dita jote e punës dhe e jona pothuajse mbivendosen. Flasim shqip me ty, ndërsa faqja del në anglisht për klientët e tu, me shqipen për komunitetin kur të duhet.
Oferta dhe fatura janë në euro dhe paguhen me transfertë bankare, gjysma në fillim dhe gjysma në publikim; konvertimin nga paundi e bën banka jote. Zyrë në Britani nuk kemi: gjithçka bëhet online, nga Prishtina. Kushtet për faturën dhe TVSH-në i ke të shkruara në anglisht te faqja jonë për Britaninë dhe Irlandën.
Ajo që u duhet zakonisht bizneseve atje:
- Faqe në anglisht për klientët vendas, me një version shqip kur e do komuniteti
- Profil i plotë në Google Business për qytetin ku punon, që të dalësh në hartë
- Kërkesë oferte me foto për ndërtim, rinovim, pastrim dhe shërbime
- Rezervim online për berberë, sallone dhe servise
- Menu dhe porosi online për restorante e takeaway, pa komisionin e aplikacioneve të dorëzimit
- Politikë privatësie dhe njoftim për cookies sipas rregullave britanike, me tekstin përfundimtar nga juristi yt
Biznese shqiptare në Shtetet e Bashkuara
Me SHBA-në ora ndryshon më shumë, por puna ecën njësoj. Nju Jorku është gjashtë orë pas Prishtinës pjesën më të madhe të vitit dhe Çikago shtatë, prandaj takimet i caktojmë pasditen tonë, që te ti bie paradite: ora 16:00 në Prishtinë është 10:00 në Nju Jork. Çdo mesazh merr përgjigje brenda një dite pune.
Flasim shqip ose anglisht, si të të vijë më mirë ty dhe ekipit tënd. Faqja për klientët e tu del në anglisht, me çmimet në dollarë.
Oferta dhe fatura janë në euro, me transfertë bankare; konvertimin nga dollari e bën banka jote. Zyrë në SHBA nuk kemi: punojmë online, nga Prishtina.
Ajo që u duhet zakonisht bizneseve atje:
- Faqe në anglisht, e shpejtë në telefon, me shqipen për komunitetin kur të duhet
- Profil në Google Business dhe faqe që e thonë qartë qytetin dhe zonën ku shërben
- Kërkesë oferte dhe rezervim online për ndërtim, restorante, sallone dhe shërbime
- Dyqan online me pagesa me kartë, me taksën e shitjes sipas shtetit ashtu si ta konfirmon kontabilisti yt
- Qasshmëri e ndërtuar që në fillim, mbi strukturën WCAG 2.1 AA që ka çdo faqe jona
- Politikë privatësie sipas shtetit ku shet, me tekstin përfundimtar nga juristi yt
Si funksionon puna në distancë
Nis me një bisedë në WhatsApp ose me video. Brenda dy ditësh pas bisedës së parë merr falas një ofertë fikse me shkrim. Dizajnin e miraton para se të ndërtohet gjë, dhe çdo hap e ndjek online.
Një webfaqe del online zakonisht për 3 deri në 5 javë, një dyqan online për 5 deri në 8 javë.
Ndërtimi i webfaqes përfshin hosting dhe mirëmbajtje për 12 muajt e parë nga publikimi, si për çdo webfaqe që ndërtojmë në Kosovë. Me domenin dhe email-in profesional të ndihmojmë po ashtu.
Çfarë të premtojmë me shkrim
Pluton Studio i shkruan këto kushte në çdo ofertë, që ta dish saktësisht çfarë merr dhe kur.
Përgjigje brenda një dite pune
Çdo mesazhi i përgjigjet inxhinieri që do ta ndërtojë projektin tënd, jo një shitës. Oferta fikse me shkrim vjen falas, brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë.
Çmim fiks me shkrim
Oferta liston çdo gjë që përfshihet, dhe çmimi që nënshkruan është çmimi që paguan. Çdo ndryshim i fushëveprimit ofertohet veçmas, para se të punohet.
Afate që i mbajmë
Website biznesi: 3 deri në 5 javë. Dyqan online: 5 deri në 8 javë. Aplikacion ose software me porosi: versioni i parë funksional brenda 4 deri në 6 javësh, pjesa tjetër sipas një plani me shkrim.
Dizajni miratohet para ndërtimit
E sheh dhe e miraton dizajnin në ekran para se të shkruhet kodi. Përfshihen dy raunde rishikimesh të dizajnit dhe, për 30 ditë pas publikimit, ndryshimet e vogla të tekstit, fotove dhe çmimeve.
Pagesa në dy pjesë
Gjysma në fillim, gjysma në publikim. Te projektet më të mëdha pagesa ndahet në tri faza, të lidhura me dorëzimet, dhe oferta e shkruan cilën rrugë ndjek projekti yt. Nuk kërkojmë kurrë pagesë të plotë paraprakisht.
Domeni, llogaritë dhe përmbajtja në emrin tënd
Domeni dhe llogaritë regjistrohen në emrin tënd që nga dita e parë, dhe përmbajtjen e eksporton kur të duash. Pa abonim të detyrueshëm.
Garanci 30 ditë dhe performancë e matur
Çdo gabim që del brenda 30 ditësh pas publikimit e rregullojmë pa pagesë. Faqja dorëzohet brenda buxhetit të performancës që shkruhet në ofertë, me raport Core Web Vitals në domenin tënd dhe një test që e përsërit vetë.
Pyetje të shpeshta
Si punojmë kur unë jam në Gjermani e ju në Kosovë?
Gjithçka bëhet online: WhatsApp ose video-thirrje, dizajni miratohet në ekran, faqja publikohet pa asnjë takim fizik. Nëse je në Kosovë për pushime, takohemi në Prishtinë.
Si bëhet pagesa nga jashtë?
Me transfertë bankare me faturë: gjysma në fillim dhe gjysma në publikim, ose në tri faza për projektet më të mëdha. Asgjë nuk paguhet e tëra përpara.
A ma bëni faqen edhe në gjermanisht?
Po. Faqet i ndërtojmë dygjuhëshe ose tregjuhëshe (gjermanisht, shqip, anglisht), me strukturë që Google e kupton, kështu secili klient e gjen në gjuhën e vet. Edhe dokumentet mund t'i marrësh në gjermanisht, ndërsa bisedat me ne bëhen në shqip ose anglisht.
A ma bëni edhe Impressum-in dhe faqen e privatësisë?
Po. Në Gjermani e Austri Impressum-i është kërkesë ligjore, prandaj e ndërtojmë që në fillim, bashkë me politikën e privatësisë dhe njoftimin për cookies; për Zvicrën sipas nDSG-së. Tekstin përfundimtar ta konfirmon juristi yt, sepse ne nuk japim këshillë ligjore.
A mund ta pranoj TWINT-in ose pagesën me kartelë në faqe?
Po. Për Zvicër TWINT-i është mënyra që klientët e presin, prandaj e integrojmë krahas kartelës. Për Gjermani e Austri nisemi nga kartela dhe fatura me transfertë.
A punoni me biznese shqiptare në Britani ose në SHBA?
Po, online nga Prishtina, në shqip ose anglisht. Me Britaninë ora ndryshon vetëm një orë; me SHBA-në takimet i vendosim pasditen tonë, që te ti bie paradite. Oferta dhe fatura janë në euro, me transfertë bankare, dhe faqja për klientët e tu del në anglisht.
A e ndërtoni faqen për tregun ku ndodhem, si Cyrihu apo Mynihu?
Po. Faqja ndërtohet për qytetin ku shet: gjuha e klientëve të tu, çmimet në monedhën e vendit, dhe struktura që Google të tregon për kërkimet lokale atje.
Të fillojmë projektin tënd
Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.
- hello@pluton.studio
- Telefon
- +383 49 200 124