Kalo te përmbajtja

Chatbot për hotele: përgjigje 24/7 dhe rezervime direkte

Mysafirët pyesin për çmime dhe dhoma të lira pikërisht kur recepsioni nuk përgjigjet dot, dhe pyetja pa përgjigje shkon te Booking.com, me komision. Ja si e mbyll atë hendek një asistent AI.

Nga , Pluton Studio

Përditësuar 2 min lexim

Në këtë faqe

Çfarë pyetjesh u përgjigjet një asistent AI në hotel?

Ky është problem kohe, jo çmimi: mysafiri që pret gjashtë orë përgjigje ka rezervuar tashmë diku tjetër. Pyetjet që përsëriten çdo ditë mbyllen pa njeri:

  • Çmimet dhe llojet e dhomave për data të caktuara
  • A ka dhoma të lira, me lidhje direkte te rezervimi
  • Mëngjesi, parkingu, Wi-Fi, kafshët, orët e check-in dhe check-out
  • Si të mbërrish nga aeroporti dhe çfarë ka afër
  • Kërkesa të veçanta, që kalojnë menjëherë te recepsioni

Në cilat kanale duhet të përgjigjet?

Mysafirët vendas shkruajnë në Viber dhe Instagram, diaspora dhe turistët në WhatsApp, dhe faqja jote ka nevojë për një bisedë që nis pa aplikacion. Një asistent i vetëm i lidh të gjitha: nuk paguan katër herë dhe nuk mban katër sisteme. Kostot e kanaleve i ke te WhatsApp apo Viber.

Si ndikon te komisioni i platformave?

Platformat sjellin zbulim, prandaj asistenti nuk i zëvendëson: puna e tij është ta kthejë në rezervim direkt mysafirin që tashmë të gjeti.

Kjo funksionon vetëm kur rezervimi direkt është i lehtë, prandaj asistenti ka kuptim bashkë me një faqe hoteli me rezervime, jo në vend të saj. Për komisionet shih si ta ulësh komisionin e Booking.com.

Çfarë nuk duhet të bëjë kurrë

Një asistent që shpik çmime ose premton dhoma që s'i ke dëmton më shumë se ndihmon. Rregulli ynë: përgjigjet dalin vetëm nga të dhënat e tua, dhe kur s'është i sigurt, ia kalon bisedën njeriut.

Ti vendos nëse asistenti e konfirmon vetë një rezervim, apo të pyet më parë që ta miratosh me një prekje. Dhe mysafiri duhet ta ketë gjithmonë të lehtë të kërkojë një person: kush e fsheh atë buton, humb besimin.

Punime të zgjedhura

Pyetje të shpeshta

A flet shqip dhe gjuhë të tjera?

Po: shqip natyrshëm, plus anglisht dhe gjermanisht për turistët e diasporën. Mysafiri shkruan si di, dhe përgjigjja vjen në gjuhën e tij.

A lidhet me sistemin e rezervimeve që kam?

Po, kur sistemi lejon lidhje. Tregon disponueshmërinë reale dhe e çon mysafirin te rezervimi direkt, jo te numra të hamendësuar.

Sa kushton për një hotel të vogël?

Varet nga kanalet: një asistent vetëm në faqe është hapi më i lirë dhe del në punë për 1 deri në 2 javë, dhe oferta e Pluton Studio vjen falas brenda dy ditësh. Me Viber, WhatsApp dhe Instagram projekti zgjat 3 deri në 6 javë, dhe Viber e WhatsApp kanë tarifat e tyre. Ndarja e plotë është te sa kushton një chatbot.

A i zëvendëson recepsionistët?

Jo. U heq pyetjet e përsëritura dhe mesazhet e natës, që stafi të merret me mysafirët në hotel; rastet e vërteta i kalon te njeriu.

Të fillojmë projektin tënd

Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.

Email ose telefon: mjafton njëri.

Të dhënat i përdorim vetëm për të të kthyer përgjigje. Privatësia