Kalo te përmbajtja

Booking engine për hotel: rezervime direkte pa komision

Platformat të sjellin mysafirë, por marrin një pjesë nga çdo natë dhe i mbajnë të dhënat e mysafirit. Faqja jote është kanali i vetëm pa komision. Këtu tregojmë si punon një booking engine, si lidhet me channel manager-in dhe si e ndërtojmë brenda faqes së hotelit.

Nga , Pluton Studio

Përditësuar 4 min lexim

Në këtë faqe

Çfarë është një booking engine për hotel?

Booking engine-i është pjesa e faqes ku mysafiri zgjedh datat, sheh cila dhomë është e lirë, rezervon dhe merr konfirmimin. Pa të, faqja mbetet broshurë: mysafiri e sheh, i pëlqen, pastaj rezervon te një platformë që merr komision.

Këtu e mban të plotë marzhin dhe të dhënat e mysafirit: emrin, emailin, numrin dhe qëndrimet e mëparshme. Platformat mbeten të mira për zbulim, ndaj qëllimi nuk është t'i braktisësh, por t'i lësh ato të zbulojnë dhe faqja jote të bëhet kanali ku mysafiri kthehet. Për llogarinë e plotë, shih si ta ulësh komisionin.

  • Disponueshmëri në kohë reale, jo një formular që mbërrin si email.
  • Rezervim i mbyllur në pak hapa, i ndërtuar për telefonin.
  • Konfirmim i menjëhershëm, që mysafiri të mos rezervojë diku tjetër.
  • Të dhënat e mysafirit mbeten te ti, për qëndrimin e radhës.

Çfarë duhet të ketë një booking engine i mirë?

Shumica e rezervimeve nisin nga telefoni, shpesh mbrëmjeve dhe me internet jo të mirë. Nëse rrjedha kërkon pesë faqe, zoom me gishta ose një llogari të re, mysafiri kthehet te platforma që ia ka ruajtur kartën.

Këto janë gjërat që e ndryshojnë konvertimin. Secilën e ndërtojmë brenda faqes, jo si widget i huaj që ngarkohet ngadalë.

  • Zgjedhje datash dhe çmim total i qartë, pa surpriza në hapin e fundit.
  • Shqip dhe anglisht, plus valutë që e kupton mysafiri i diasporës.
  • Pagesë online ose garanci me kartë, kundër mosparaqitjeve.
  • Konfirmim automatik me email dhe kontakt në WhatsApp për pyetjet.
  • Rregulla reale: netë minimale, sezone, oferta për qëndrime të gjata.
  • Foto reale të dhomës pikërisht aty ku mysafiri po vendos.

Si lidhet booking engine-i me channel manager-in dhe PMS-në?

Nëse je i listuar në më shumë se një platformë, të duhet një channel manager. Ai mban një inventar dhomash dhe një grup çmimesh të sinkronizuara kudo, që të mos shitet e njëjta dhomë dy herë. Me staf dhe vëllim të duhet edhe një PMS, që i mban dhomat, mysafirët dhe check-in-in nga brenda.

Booking engine-i nuk i zëvendëson, rri mbi to. E lexon disponueshmërinë nga i njëjti kalendar dhe e kthen rezervimin aty, që disponueshmëria të ulet menjëherë kudo. Termat i ke të shpjeguar te fjalori i teknologjisë së hotelit.

Nëse je tashmë në një sistem, e lidhim faqen me atë që ke. Nëse je ende duke vendosur, e zgjedhim bashkë sipas pronës dhe pastaj e integrojmë. Ai që lidhim më shpesh është thelobbyboy, me të cilin punojnë ZOE Hotel, Sapphire Hotel dhe BioLand.

Kush bën çfarë në një hotel të vogël
ShtresaÇfarë bënKush e ndërton
Platformat e rezervimitSjellin mysafirë të rinj, kundrejt komisionitTë jashtme
Channel managerNjë kalendar dhe një grup çmimesh, të sinkronizuara kudoSistemi që zgjedh
PMSDhomat, mysafirët dhe check-in-i nga brendaSistemi që zgjedh
Booking engineRezervime direkte pa komision, brenda faqes tëndeNe
Faqja e hotelitDukshmëria, besimi dhe vendi ku ndodh rezervimiNe

Rezervimi direkt apo platformat

Pyetja nuk është falas apo me pagesë, por kush e mban vlerën e çdo rezervimi. Platforma merr një përqindje nga çdo natë dhe e mban lidhjen me mysafirin. Rezervimi direkt kushton ndërtimin një herë, plus tarifën e pagesës.

Mysafiri që të gjeti në një platformë shpesh e kërkon emrin e hotelit në Google para se të rezervojë. Nëse faqja hapet shpejt dhe e lejon të rezervojë aty për aty, rezervimi mbetet i yti.

  • Çmim i barabartë me platformat: publikisht nuk lejohesh ta ulësh.
  • Përfitime pa komision: mëngjes, check-out i vonshëm, transport nga aeroporti.
  • Foto reale të dhomave, jo foto stoku.
  • WhatsApp për pyetjet e minutës së fundit.
  • Vlerësimet e Google të dukshme aty ku mysafiri po vendos.
Rezervim direkt në faqen tënde vs rezervim përmes platformës
Platformë rezervimeshFaqja jote me booking engine
Kostoja për rezervimPërqindje nga çdo natëVetëm tarifa e pagesës
Kush e zotëron mysafirinPlatformaTi
Të dhënat e kontaktitTë kufizuaraTë plota
Kontrolli mbi çmiminSipas rregullave të platformësI yti
Qëndrimi i radhësPërsëri me komisionDirekt, pa ndërmjetës
Vlera me kalimin e kohësNdalon kur ndalon shpenzimiGrumbullohet

Si e ndërtojmë booking engine-in

Faqen dhe rrjedhën e rezervimit i ndërtojmë bashkë. Booking engine-i rri brenda dizajnit tënd, pagesat konfigurohen me bankën tënde dhe gjithçka lidhet me kalendarin që ushqen platformat.

Për ZOE Hotel ndërtuam një rrjedhë rezervimi shumëgjuhëshe; për Sapphire Hotel një katalog dhomash që zgjerohet me qëndrime dhe evente. Çmimi varet nga dhomat, gjuhët dhe sistemi që lidhet, dhe e merr në një ofertë fikse me shkrim pas një bisede të shkurtër. Fillo me webfaqet për hotele ose me udhëzuesin për faqe hoteli me rezervime.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është një booking engine?

Një booking engine është pjesa në faqen tënde ku mysafiri zgjedh datat, sheh dhomat e lira, rezervon dhe merr konfirmim, pa kaluar nga një platformë e jashtme. Aty nuk paguan komision dhe i mban të dhënat e mysafirit.

A e zëvendëson booking engine-i channel manager-in?

Jo, punojnë bashkë. Channel manager-i mban kalendarin të sinkronizuar nëpër platformat ku je listuar, ndërsa booking engine-i merr rezervimet direkte në faqen tënde. Ne i lidhim me të njëjtin kalendar.

A duhet t'i braktis platformat e rezervimit?

Jo. Ato janë të mira për të të zbuluar mysafirë të rinj. Qëllimi është ta bësh faqen tënde kanalin ku mysafiri kthehet, që marzhi dhe lidhja me të të mbeten ty.

A mund ta lidhni rezervimin me sistemin që kam tashmë?

Po. Nëse ke channel manager ose PMS, e lidhim faqen me atë që ke, që rezervimet direkte të futen në të njëjtin kalendar. Nëse je ende duke vendosur, e zgjedhim bashkë sipas pronës.

A mund të marr pagesë ose garanci me kartë?

Po. Pagesën online ose garancinë me kartë e konfigurojmë përmes bankës tënde, që të ulen mosparaqitjet. Për opsionet, shih pagesat online në Kosovë.

Sa kohë merr ndërtimi i një booking engine-i për hotel?

Nëse booking engine-i ndërtohet posaçërisht për hotelin tënd, versioni i parë që punon del zakonisht brenda 4 deri në 6 javësh. Vetë faqja e hotelit merr zakonisht 3 deri në 5 javë. Afati varet nga numri i dhomave, gjuhëve dhe integrimeve, dhe e konfirmojmë para se të nisim.

Të fillojmë projektin tënd

Na shkruaj me pak fjalë për biznesin tënd. Adrian Fusha, themeluesi ynë, të përgjigjet brenda një dite pune, dhe oferta fikse vjen brenda dy ditësh pune pas bisedës së parë. Në WhatsApp zakonisht më shpejt.

Email ose telefon: mjafton njëri.

Të dhënat i përdorim vetëm për të të kthyer përgjigje. Privatësia